Bytyqi: Nuk është etike që kompanitë të rrisin për 46% çmimet e produkteve ushqimore

Maqedonia

Bytyqi: Nuk është etike që kompanitë të rrisin për 46% çmimet e produkteve ushqimore

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:47
Fatmir Bytyqi

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se ka kërkuar nga Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës që të vlerësojë nëse sektorët janë marrë vesh mes vete për ngritje të çmimeve.

Bytyqi thotë se kjo është joetike dhe se Qeveria do të ndërmerr masa, pasi në bursat botërore ka shumë më pak rritje të çmimeve në produktet ushqimore sesa te ne.

“Nëse e shihni rritjen e çmimeve për shkak të inflacionit në bursat botërore, ato janë 1/4 më të vogla se në Maqedoni, diçka po ndodh, kjo nuk mund të jetë…vendi jonë të jetë unikat, ishull i izoluar, kur është pjesë e gjithë Europës.

Merreni çmimet e bursës në BE, sipas të dhënave të FAO, do të shihni indeksin e ndryshimit të çmimit në kohë të caktuar, ju them është 1/4 më pak se është këtu. Nëse ushqimi është rritur për 11 për qind në BE, në çmimet e bursës, këtu është rritur për 46 për qind, na falni por kjo nuk është etike”, shtoi Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat