OBRM-PDUKM: Ruskovska tani ka mundësinë të rrëfejë të gjitha krimet që i ka kryer dhe me urdhër të kujt

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ruskovska tani ka mundësinë të rrëfejë të gjitha krimet që i ka kryer dhe me urdhër të kujt

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 09:17
OBRM-PDUKM

“Drejtësia ndonjëherë është e ngadaltë, por ajo gjithmonë arrin. Pavarësisht rrethanave që sollën sot përfundimin e karrierës së Vilma Ruskovskës përmes shkarkimit nga pozita e prokurores, sa më pak “vilma” aq më mirë për drejtësi, besim tek gjyqësori dhe tek qytetarët”, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Në një situatë ku korrupsioni është kaq i madh dhe i pasanksionuar, është e vështirë të vihet në dukje një organ i drejtë dhe kompetent që do të vlerësojë objektivisht aktorët e drejtësisë. Është plotësisht e mundur që kjo të jetë rezultat i një “përballjeje mafioze” në gjyqësor, por fakti mbetet se Ruskovska mori një degradim maksimal të merituar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.

Si prokurore për të cilën vazhdimisht kemi reaguar si instrument i pushtetit në përndjekjen e disidentëve dhe atdhetarëve, Vilma Ruskovska do të ketë ende mundësi të flasë dhe të rrëfejë të gjitha krimet që ka bërë dhe me urdhër të kujt.

Kjo është vetëm pak drejtësi për të dënuarit padrejtësisht, e vërteta do të vijë me lirinë e tyre dhe përgjegjësinë penale për Ruskovskën dhe bashkëpunëtorët e saj”, tha OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat