Policia ndalon një person nga Shkupi, u kap duke transportuar emigrantë nga Siria

Maqedonia

Policia ndalon një person nga Shkupi, u kap duke transportuar emigrantë nga Siria

Më: 17 mars 2024 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Sot rreth orës 05:00 në mëngjes, në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë policia ka arrestuar 22-vjeçarin M.A. nga Shkupi.

Kjo pasi i njëjti u kap duke transportuar 5 emigrantë nga Siria.

“M.A. nuk është ndalur në shenjë të dhënë nga punonjësit e policisë, por pas masave dhe veprimeve të ndërmarra automjeti është ndalur, dhe M.A. është privuar nga liria.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.A. do të dorëzohet kallëzim penal në Prokurorinë kompetente”, shtojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat