Bejta në Pitarnicë: Do të përmbyllim të gjitha punët në këtë lagje

Maqedonia

Bejta në Pitarnicë: Do të përmbyllim të gjitha punët në këtë lagje

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 08:53
Nevzat Bejta vizitoi Lagjen Pitarnicë

Kandidati për Kryetar komune nga radhët e BDI-së në Gostvar, Nevzat Bejta vizitoi Lagjen Pitarnicë, ku nga afër bashkëbisedoi me banorët e Zonës mbi planet për Gostivarin e Nesërm. 

Gjatë vizitave në lagje, Bejta dëgjoi nga afër sugjërimet e qytetarëve, dhe si çdo ditë të fushatës, idetë e tyre evidentohen dhe në mandatin e ri do të realizohet si projekte. 

“Në Plan Pragramin tonë kemi lënë një letër boshe, dhe jo rastësisht. Në takime me qytetarët e vendbanimeve të Gostivarit, sugjërimet e tyre i evidentojmë në letrën e baradhë dhe japim firmën tonë që pas zyrtarizimit të postit drejtues, do të fillojmë me zbatimin e tyre”, tha Bejta, duke shtuar që programi që prezantohet në fushatë në pjesën më të madhe u krijua nga nevojat, sugjërimet dhe idetë e qytetarëve. 

Në mandatin e parë, tha Bejta, qytetin e Gostivarit e hoqëm nga harta e fshatrave. Bëmë reforma të domosdoshme për reformimin e qytetit. Larguam objektet ilegale dhe miratuam Planin Gjeneral Urbanistik. Në mandatin që po përfundon, shtoi Bejta, investuam shumë në infrastrukturë, dhe në mandatin e ri do të zbatojmë planet për Gostivarin e nesërm. 

“Kemi krijuar infrastrukturë solide, tani do të punojmë në favorizimin e zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës. Ka indikacione dhe tashmë në Gostivar po hapen fabrika të reja dhe krijohen vende të lira pune. Do të aktivizojë zonat e lira ekonomike, duke mbajtur llogari për mjedisin e pastërt dhe shëndetin e qytetarëve”, vijoi Bejta. 

Pasi prezantoi projektet e realizuara në këtë lagje të qytetit, Bejta radhiti projektet e parapara në programin zgjedhor për Gostivarin e nesërm. 

“Në këtë lagje rregulluam shumë rrugë, rrugica, trotuare dhe instaluam ndriçimin publik. Tash, prezantojmë planet për Gostivarin që duam. Kemi në plan ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe atmosferike, blloku 21 prej kolektorit verior (zona 7, Mllaki, Pitarnica, Çajla dhe Forina), vazhdimi i ndërtimit dhe rehabilitimit të ndriçimit publik në lagjen Pitarnicë, si dhe vazhdimi i kanalizimeve dhe asfaltimit të rrugëve në këtë lagje. Me formimin e Këshillit Komunal dhe aprovimin e programit, do të nisim me realizimin e projekteve që i premtojmë para qytetarëve”, përfundoi Bejta, i cili po ashtu vizitoi edhe lagjen e Hekurudhës.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat