Gruevski: Premtojnë lirim për disa të burgosur nëse dëshmojnë kundër meje - Bota Sot
Gruevski: Premtojnë lirim për disa të burgosur nëse dëshmojnë kundër meje

Maqedonia

E premte, 16 nëntor 2018

Gruevski: Premtojnë lirim për disa të burgosur nëse dëshmojnë kundër meje

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 21:25
Nikolla Gruevski

“Dhjetëra personave ju premtojnë lirim nga burgu vetëm nëse pranojnë të japin dëshmi kundër meje në lidhje me veprime joekzistuese. Pa turp, pa ndëgjegje. Të njejtën e bëjnë edhe me personat pjesëmarrës në incidentet e 27 prillit”, tha lideri i OBRM-PDUKM-së, në pjesën e katërt të mega intervistës për Republika.

Gruevski thotë se njerëzve me të cilët ai asnjëherë nuk është takuar ka pasur tentativa për dhënie të dëshmive të rreme kundër tij. Gruevski thekson se sjellje të këtillë nuk ka pasur as në kohën e komunizmit. Gruevski akuzon se në gjithë këtë marrin pjesë edhe prokurorë edhe politikanë.

“Kështu e kemi PSP-në, e cila punon me agjendë partiake dhe gjykata që nuk kanë mjedis për sjellje të vendimeve të drejta gjyqësore. Tani edhe Prokuroria Publike do të jetë plotësisht nën kontroll. Kemi shtet klasik të robëruar, ku secili që nuk pajtohet me Qeverinë dhe përkrahësit e saj mund të akuzohet dhe dënohet pa faj”, thotë Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test