”27 prilli”, vijon hetimi për organizatorët e dhunës

Maqedonia

”27 prilli”, vijon hetimi për organizatorët e dhunës

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 17:11
Dhuna ne Kuvend

Prokuroria ende po heton se kush e urdhëroi inkursionin e dhunshëm në Parlament vitin e kaluar më 27 prill. Edhe pse akuza e ngritur për këtë rast është në një fazë kur është e nevojshme të vendoset nëse gjykata do ta pranojë ose jo,...

Prokuroria ende po heton se kush e urdhëroi inkursionin e dhunshëm në Parlament vitin e kaluar më 27 prill. Edhe pse akuza e ngritur për këtë rast është në një fazë kur është e nevojshme të vendoset nëse gjykata do ta pranojë ose jo, megjithatë me intensitet po kërkohet urdhërdhënësi, i cili është lënë jashtë dokumentit, i cili përfshin 30 persona për terrorizëm. Prokurori i Shtetit Ljubomir Jovevski nuk ka zbuluar se në cilin drejtim po zhvillohet hetimi dhe nëse më në fund do të vijnë te informacionet se kush e ka urdhëruar dhunën në Kuvend.

"Po, prokuroria po vepron në këtë drejtim. Kur të kemi njohuri të caktuara të cilat do të mund t’i ndajmë me publikun, ne do t’ju njoftojmë në kohë" – deklaroi Ljubomir Jovevski, Prokuror Publik i Shtetit.

Megjithëse Prokuroria për Krim të Organizuar ngriti një aktakuzë pa zbuluar urdhëruesin, në aktakuzë deklaroi se grumbullimi i personave me maska filloi me një thirrje nga Vjena. Atëherë në vizitë zyrtare në Austri ishte Nikolla Gruevski i cili ishte kryetar i VMRO-DPMNE-së. Prokurorët gjetën se thirrja deri te Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili është një nga të dyshuarit, ka ardhur nga truproja e ish-kryeministrit. Pas kësaj thirrjeje, Ninxha dyshohet se ka filluar të mobilizojë persona dhe iu ka dhënë maska. Pas ngritjes së aktakuzës, Gruevski konfirmoi se truproja i tij i ka telefonuar Ninxhën, por ajo ka qenë bisedë familjare, sepse njëri nga sigurimi i tij, është vëllai i Aleksandar Vasilevski-Ninxhas, i cili është në arrati. Jovevski konfirmoi se paralelisht me hetimin për 27 prillin, në vijim është procedura disiplinore për tre prokurorë që kishin të bënin me ngjarjet e vitit të kaluar. Komisioni duhet të përcaktojë nëse kanë bërë lëshime të caktuara dhe ata do të kenë të drejtën të mbrojnë veten me dëshmi, por gjithashtu edhe një mundësi të hapur për ta ftuar Marko Zvërlevskin, që në dobi të veten të sjellë fakte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat