MPB-ja ka zbuluar personat që kanë kryer sulm me bombë në një shtëpi në Kumanovë

Maqedonia

MPB-ja ka zbuluar personat që kanë kryer sulm me bombë në një shtëpi në Kumanovë

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 20:28
Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka zbuluar tre persona të cilët në maj të këtij viti kanë kryer sulm me bombë në një shtëpi në Kumanovë. Porositësi i sulmit është person nga qyteti i Kumanovës.

Një nga kryesit e sulmit me bombë është arrestuar dhe i është dhënë paraburgimi, ndërsa ky dyshohet se e ka hedhur bombën shpërthyese.

Sulmin e ka paraqitur ish anëtari i Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së i cili ka deklaruar se ka dëgjuar shpërthim në ballkonin e shtëpisë. Nga shpërthimi ka ndodhur vetëm dëm material.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat