Ahmeti takim me Zaevin dhe liderin e opozitës, mësoni çfarë diskutuan! - Bota Sot
Ahmeti takim me Zaevin dhe liderin e opozitës, mësoni çfarë diskutuan!

Maqedonia

Ahmeti takim me Zaevin dhe liderin e opozitës, mësoni çfarë diskutuan!

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 19:30
Ali Ahmeti me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski.

Partitë parlamentare kanë filluar takimet me qëllim gjetjen e kompromisit për ndryshimet kushtetuese. Në emisionin “Rruga drejtë”, deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi konfirmoi takimin e kreut të partisë së tij, Ali Ahmeti me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski.

“Kryetari Ahmeti ka zhvilluar takime edhe me Zoran Zaevin edhe me Hristijan Mickoskin. Këto takime janë pas referendumit dhe në këtë moment mund të them kaq. Ne pretendojmë dhe insistojmë se nuk janë shterur zgjidhjet, shpresojmë që në mesin e VMRO-DPMNE-së ka figura të përgjegjshme dhe vizionare””, theksoi Xhevat Ademi, Deputet i BDI-së,

Nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov konfirmon se takimet kanë nisur fillimisht me deputetët për të parë gatishmërinë e tyre, ndërsa më pas, në rast se është e nevojshme do të rriten instancat.

“Për momentin janë duke u zhvilluar bisedime me deputetët në Kuvend me qëllim që të kuptohet nëse ka gatishmëri ose jo. Kjo bëhet me qëllim që të mundohemi të krijojmë logjikë të shëndoshë politike në vetë subjektet parlamentare të cilat janë përgjegjëse që këto procese për vendin tonë të marrin drejtimin e duhur”, u shpreh Petre Shilegov, nënkryetar i LSDM-së.

Ndryshe, ditë më parë LSDM-ja ka angazhuar koordinatorin  e grupit parlamentar, Tomisllav Tuntev që të nisë negociatat me deputetët opozitar me qëllim mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Tuntev konfirmoi për televizionin Alsat se tashmë me 3 deputet opozitarë ka caktuar takime jo formale duke mos dhënë më tepër detaje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...