Gruevski: Nuk i di gjithë argumentet për përjashtimin e anëtarëve nga partia

Maqedonia

Gruevski: Nuk i di gjithë argumentet për përjashtimin e anëtarëve nga partia

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:35
Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, sot tha se nuk i di të gjitha argumentet për përjashtimin e anëtarëve të partisë së tij dhe për këtë arsye nuk komentoi situatën e fundit.

I pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në festën e organizuar nga OBRM-PDUKM-ja gjatë ditës së djeshme në lidhje me festën e 23 Tetorit, ai tha se ka marrë ftesë, por ka pasur angazhime tjera.

Gruevski konfirmoi se ka pranuar aktgjykimin për lëndën “Tanku” në të cilën u dënua me dy vite burg, por jo edhe aktin referues.

Ai tha se do të dorëzojë ankesë për aktgjykimin dhe shtoi se do të shfrytëzojë gjithë mekanizmat juridik që ka në dispozicion.

Gruevski sot ka qenë në Gjykatën Penale ku është mbajtur seancë për lëndën “Tanku”, në të cilën ai është i akuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat