Fatkeqësi në komunikacion, ndërron jetë 48-vjeçari nga Gostivari

Maqedonia

Fatkeqësi në komunikacion, ndërron jetë 48-vjeçari nga Gostivari

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:14
Gostivari

Sot rreth orës 13.00, në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, është denoncuar se në rrugën e “Ilinden” në afërsi të “Zhito Sharr” para pompës së benzinës në Gostivar, prej mjetit ngarkues “Mercedes” me targa të Gostivarit, të cilin e ka drejtuar 58-vjeçari B.C. nga Gostivari, gjatë kalimit me veturën “Opel Frontera” me targa të Gostivarit, drejtuar nga 48-vjeçari Xh.D. kanë rënë shufra metalike, dhe i kanë shkaktuar lëndime në kokë.

I lënduari Xh. D. me anë të Autoambulancës, është dërguar në Spitalin “Ferid Murat” në Gostivar, ku i është dhënë ndihma mjekësore, por menjëherë iu është nënshtruar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë.

Nga policia thonë se janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat, dhe aktivitet për zbardhjen e plotë të rastit, ku me urdhër të prokurorit publik, trupi i pa jetë është dërguar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat