Soni Malaj: Më kanë propozuar vende të tjera t’i përfaqësoja në Eurosong, nuk pranova sepse…

Mediale Vip

Soni Malaj: Më kanë propozuar vende të tjera t’i përfaqësoja në Eurosong, nuk pranova sepse…

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:28
Soni Malaj

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Soni Malaj ka reaguar sërish pasi nuk arriti të fitojë çmimin e parë në festivalin e Këngës në RTSH.

Në një postim në profilin e saj në “Instagram”, një fanse është shprehur se ajo meritonte të fitonte, pasi kënga e Sonit ishte optimiste dhe jepte kurajo e shpresë.

“Doja shumë këtë vit një këngë optimiste, pozitiviste,që të jep kurajo e shpresë,larg epizmave e dramave ballkanase sepse tashmë Europa ashtu na sheh por ne ende nuk e shohim veten ashtu,fatkeqësisht. Ti ma solle ate këngë, mua dhe shumë femrave që njoh. ❤️ @soni_malaj”, i komenton fansja.

Soni i ka kthyer përgjigje asaj, ku shprehet se keqardhja e vetme në këtë pjesë shkon për bashkëpunëtorët e saj. Për herë të parë këngëtarja zbulon se ka marrë propozime nga shtete të tjera për t’i përfaqësuar në Eurosong, por ajo nuk ka pranuar.

“Keqardhja e vetme shkon për bashkëpunëtoret e mi, të cilët insistuan fort, që unë të pranoja ofertat e vendeve të tjera shumë të rëndësishme, për t’i përfaqësuar në Eurosong, të cilët kërkonin një artiste që di të përballojë shumë mirë skenën në këndim dhe performancë skenike. Unë nuk i pranova, se kam një të keqe, jam idealiste për vendin tim, por mendoj që duhet të jem më shumë realiste”, shprehet Soni.

Ndërkohë kujtojmë se mimin e parë të festivalit e rrëmbeu Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat