Modelja e klipit të "Qikitës" qenka vetëvrarë, shkaku mbetet mister

Mediale Vip

Modelja e klipit të "Qikitës" qenka vetëvrarë, shkaku mbetet mister

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:06
Marija Curcic

Bukuroshja që cmendi të gjithë shqiptarët në klipin e reperit Majk, të titulluar "Qikita" ka kryer vetëvrasje pak kohë para se të dilte në treg kënga.

Marija Curcic ndërroi jetë më 11 nëntor në një apartament në Beograd, ku u gjet e varur me një rrip.

25-vjecarja me origjinë afrikano-serbe thuhet se ka patur një gjendje të rënduar mendore, por asgjë nuk është konfirmuar. Mediat serbe raportojnë se nuk është gjetur asnjë letër apo shenjë depresioni rreth jetës së saj. Prandaj, shkaku i vetëvrasjes së Marijës mbetet një mister.

Nëna e saj, Anne Marie Alves-Curcic bëri një shkrim rreth 3 muaj para vdekjes së të bijës për të hapur një fushatë për të gjithë të prekurit nga depresioni.

Klipi i reperit Majk doli në treg më 30 nëntor. Mendohet se artisti e ka vonuar publikimin e projektit për nder të së ndjerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat