Këngëtarja e Kosovës thumbon: Ehh, këto grevat shumë acaruese... - Bota Sot
Këngëtarja e Kosovës thumbon: Ehh, këto grevat shumë acaruese...

Mediale Vip

Këngëtarja e Kosovës thumbon: Ehh, këto grevat shumë acaruese...

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:09
Anduena Tahiri

Drejtoresha e festivali internacional për fëmijë ‘A-MOL”, Anduena Tahiri, njëherësh këngëtare e mirënjohur, nuk pajtohet me grevën e arsimtarëve që pritet të futen në ditën e parë të javës së ardhshme përkatësisht me 14 janar! Motrat e këngëtarit dhe deputetit të Republikës së Kosovës, Labinoti, ka shkruar se sot mësimdhënësit luftojnë për interesat e tyre. “GREVA. Ehh, këto grevat shumë acaruese...

Mbaj mend se mësimdhënësit e gjeneratës time, primare kishin shëndetin dhe ambientin ku vijonim mësimet. Niveli i lartë i pastërtisë, pastaj vinte mësimi të cilin po ashtu të përkushtuar shumë nuk lodheshin kurrë duke u munduar që të na pasurojnë me një të ardhme të ndritur, madje shpesh herë rrezikoheshin edhe vet. Shumica e familjeve të tyre ishin të përbëra prej shumë anëtarëve, ndërsa paga e tyre si Edukatore ishte shume e vogël krahasuar me tani.

Ndërsa sot, mësimdhënësit luftojnë për interesat e tyre primare, pastaj nxënësit hiç gjë. Nuk ka pastërti në nivel, shëndet të rrezikuar, pastaj janë shndërruar në ambiente “kafeneje” të cilat nuk të lënë përshtypjen e një objekti shkollor. Qohet koha kot, nivel i ulët i arsimit etj. Ky është fakt që Kosova njihet me nivelin më të ulët arsimor. A thua ku qëndron problemi? Tek paga, apo tek padituria? 

Image

Ilustrim

Sot gjithçka sillet rreth parasë, të krahasojmë pagat e mësimdhënësve të aso kohe me tani, kanë dallim të madh. Atëherë paga ishte vogël, arsimimi i lartë, higjiena në nivel po ashtu. Ndërsa sot është e kundërta, përkundër pagës së lartë që kanë, kërkojnë akoma më shumë, duke mos përmbushur asnjërin nga kriteret e lart cekura si individ dhe institucione. Sot nxënësit janë viktima, sepse mësimi ka filluar të jetë 5 ditë punë pushim, dhe dy ditë vikendi përsëri pushim. Kjo i bie se “arsimi jon i lartë” arrin të menaxhojë goxha mirë kohën. Besa jemi shumë mirë me llogaritjet.

Është një temë që merr shumë kohë po e shqyrtuam gjerë e gjatë, por nga disa pikëpamje të mija personale, nuk shoh aspak efekte pozitive nga kjo iniciativë, pos dëmtim të madh material, zvogëlim të njohurive dhe viktimizim te fëmijëve tanë. Kërko të drejtat e tua dhe lufto për të drejtat e tua atëherë kur nxënësve nuk u mungon asgjë, pastaj edhe paga jote do të jetë më e arsyeshme. Kërkoj falje nëse dikujt nuk i konvenon ajo çfarë them unë. Por ju njoftoj që ky është vetëm fillimi i reagimeve të mia...”, shkruan në profilin e saj, Anduena.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...