Pas luftës me depresionin, Selena Gomez nis një lidhje të re dashurie - Bota Sot
Pas luftës me depresionin, Selena Gomez nis një lidhje të re dashurie

Mediale Vip

Pas luftës me depresionin, Selena Gomez nis një lidhje të re dashurie

Më: 17 janar 2019 Në ora: 07:23
Selena Gomez

Ajo ka qenë ndër emrat më të komentuar në faqet rozë për vitin 2018 për disa arsye. Martesa e Justin Bieber, spitali psikiatrik dhe Instagrami të çojnë në emrin “Selena Gomez”.

Pas mposhti depresionin, këngëtarja doli nga spitali në dhjetor të vitit të kaluar dhe gjeti menjëherë qetësi në krahët e aktorit Austin North. Sipas revistës “Life & Style”, aktori ka patur një influencë pozitive tek 26-vjeçarja.

Nuk dihet nëse ata janë në një lidhje dashurie, por Selena bën të njëjtat gjëra që bënte me ish-të dashurin e saj Justin Bieber.

Burimet thonë se ajo me aktorin 22-vjeçar janë parë duke  shkuar në kishë për mbrëmjen e Krishtlindjeve, gjë që Justin tashmë e bën me gruan e tij Hailey.

Edhe Justin edhe Austin janë më të vegjël se Selena. Mund të jetë një zgjedhje e këngëtares ose rastësi që partnerët janë gjithmonë më të rinj se ajo.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...