Pritet që Madonna të performojë në Eurovision 2019 - Bota Sot
Pritet që Madonna të performojë në Eurovision 2019

Mediale Vip

Pritet që Madonna të performojë në Eurovision 2019

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:47
Madonna

Sipas të gjitha gjasave, ylli i muzikës pop, Madonna, do të jetë e pranishme në Eurovision 2019.

Sipas raporteve më të fundit në mediat izraelite, Madonna është këngëtarja e cila është në negociata me KAN për disa muaj për të performuar në Eurovision 2019.

Thuhet se Madonna e ka pranuar ftesën por që kushtet financiare janë bërë pengesë që një kontratë të nënshkruhet.

Tema e këtij viti në “Eurovision” ka të bëjë me të pasurit guxim për të ëndërruar dhe pikërisht transmetuesi i sivjetshëm KAN po synon sa më lart që po mundet.

Pasi Justin Timberlake performoi në skenën e “Eurovision” në vitin 2016, ata shpresojnë që një yll tjetër global do paraqitet këtë vit.

Siç është bërë e ditur, KAN dëshiron të ketë një yll ndërkombëtar në skenë gjatë finales së madhe.

Disa nga emrat tjerë që u përmendën në raporte përfshijnë Coldplay dhe Elton John.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...