Ermonela Jaho shkëlqen në “Royal Opera House” - Bota Sot
Ermonela Jaho shkëlqen në “Royal Opera House”

Mediale Vip

Ermonela Jaho shkëlqen në “Royal Opera House”

Më: 17 janar 2019 Në ora: 18:54
Ermonela Jaho

Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka marrë një tjetër vlerësim nga pristigjozja britanike ”Financial Times”. Sopranoja e cila ndodhet në Londër, ku ngjiti në skenë operetën e famshme “La Traviata”, konsiderohet ylli i operistikës ndërkombëtare.

Jaho e ka kënduar La Traviatën 10 vjet më parë, shkruan gazeta, dhe është e lehtë të kuptohet pse ka marrë ftesa të përsëritura.

”Brishtësia dhe butësia e zërit janë veçori përcaktuese te performancës së saj. Jaho jep gjithçka që ajo ka në skenë, ku shfaqet sa e ndjeshme aq edhe e ëmbël, dhe rezultati është një portret i thellë i personazhit të Violetës, që personifikon atë dhe karrierën e saj”, shkruhet në artikullin e ”Financial Times”.

‘La Traviata’ është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim.

Edhe pjesa tjetër e kastit që debutuan në Operën Mbretërore të Londrës, ishte zgjedhur me kujdes për të vënë në pah shkëlqimin e sopranos shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...