Pas martesës së ish-partnerit, reagon Xhesika Berberi

Mediale Vip

Pas martesës së ish-partnerit, reagon Xhesika Berberi

Më: 19 janar 2019 Në ora: 06:37
Xhesika Berberi

Ish-partneri i modeles shqiptare Xhesika Berberi u martua në fund të 2018-ës dhe gjithë kureshtja e publikut në rrjetet sociale ishte te modelja.

Kjo e fundit nuk pati asnjë lloj reagimi ato ditë ndërsa ditën e sotme ka publikuar një foto të sajën duke zbuluar edhe statusin e saj civil.

“Jam vetë, dhe më pëlqen“, ka shkruan ajo nën foton e saj të publikuar pak orë më parë.

Image

Modelja shqiptare i dha fund historisë së dashurisë me ish-partnerin Evald Balla me të cilin pati një lidhje disavjeçare.

Dy ish-et mendohet se u ndanë për shkak të distancës e nëse modelja është single, ai lidhi kurorë me partneren e tij, në fund të 2018-ës në bashkinë e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat