“Dolce& Gabana më shkatërroi karrierën”

Mediale Vip

“Dolce& Gabana më shkatërroi karrierën”

Më: 23 janar 2019 Në ora: 08:57
Modelja kineze

Një modele kineze e cila kishte qenë pjesë e një reklame të markës Dolce & Gabana, ka akuzuar këtë të fundit për racizëm duke thënë se ishte afër shkatërrimit të karrierës.

Për reprezentimin e kulturës kineze, nëpërmjet ushqimeve italiane, modelja Zuo Ye, është detyruar që të hajë pasta dhe pica italiane me shkopinj.

Kjo ka shkaktuar polemika dhe është cilësuar si ofenduese në Kinë, ku disa shitës kanë larguar produktet e kësaj marke.

Zuo tha se ndihej "fajtore dhe e turpëruar", por kërkoi mirëkuptim.

Pas deklaratës së saj për median kineze Weibo, debati është ndezur sërish, ku disa kanë thënë se shpresojnë që ajo të vazhdojë karrierën e saj si një modele dhe se e kuptojnë se ‘duart e saj ishin të lidhura’ duke punuar me D & G.

Në një postim të gjatë të hënën,  Zuo tha se zakonisht puna për një markë ndërkombëtare si D & G do të duhej të ishte një hap emocionues karriere, por që në këtë rast "pothuajse e mbylli karrierën time modeluese".

Ajo  thotë se e kupton se "ka të bëjë me përfaqësimin e imazhit kombëtar të Kinës dhe kulturës kineze" por se  "prandaj ndihet edhe më shumë fajtore dhe e turpëruar".

Sipas deklaratës së saj, ajo e dinte se xhirimi kishte të bënte me shijimin e ushqimeve italiane, por  tha se u ndje në një pozitë tepër të vështirë kur iu kërkua të hante ushqim si pica dhe makarona me shkopinj.

Image
Image

Për këtë shumë konsumatorë kinezë kanë bojkotuar produktet e D&G.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat