Beyonce dhe Jay Z ofrojnë bileta të përjetshme për fansat që bëhen veganë

Mediale Vip

Beyonce dhe Jay Z ofrojnë bileta të përjetshme për fansat që bëhen veganë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:40
Beyonce dhe Jay Z

Beyonce vërtetë dëshiron që edhe njerëzit e tjerë të bëhen veganë.

Jo shumë kohë pasi i sfidoi fansat e saj që të ndjekin një dietë 22 ditore të bazuar në perime, këngëtarja e “Drunk in Love” ka një sfidë tjetër.

37 vjeçarja ka bërë të ditur dje në llogarinë e saj në Instagram se ata që do të ndjekin një stil jetësor prej vegani do të kenë mundësinë që të fitojnë bileta jetësore për koncerte.

Kjo sfidë është pjesë e Greenprint Project që ka për qëllim ta përmirësojë ambientin duke eliminuar mishin dhe produktet tjera që vijnë nga kafshët – duke ndryshuar stilin e tyre të të ushqyerit.

Edhe pse ish anëtarja e Destiny’s Child nuk është krejtësisht vegane, ajo ka bërë të ditur se regjimi i saj ushqimor nuk përmban shumë mish dhe ajo tenton të konsumojë sa më shumë pemë dhe perime.

Fituesja e çmimit Grammy ka humbur shumë kilogramë të shtatzënisë të tre fëmijëve të saj – vajzën Blue (7), binjakët Rumi dhe Sir (19 muajsh) – duke eliminuar produktet me origjinë shtazore nga regjimi i saj ushqimor.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Jay Z kanë nisur të ndjekin këtë stil të të ushqyerit.

Natyrisht, që pa dyshim, se nuk do të befasoheni se fansat e saj dhe të reperit janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat