Rita Ora i ka publikuar disa foto nga studio me të cilat edhe ka provokuar.
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora po qëndron në Los Angeles të Kalifornisë pasi të dielën do të jetë e pranishme në ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.
Ndërkohë ajo po punon për projekte të reja muzikore dhe këtë e bëri të ditur nëpërmjet disa fotografive të publikuara në Instagram, imazhe në të cilat duket tejet joshëse.
Si zakonisht, komentet e ndryshme nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar.