Janë modelet më të kërkuara, por Gigi dhe Bella nuk njohin konkurrencë mes njëra-tjetrës

Mediale Vip

Janë modelet më të kërkuara, por Gigi dhe Bella nuk njohin konkurrencë mes njëra-tjetrës

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 22:14
Bella dhe Gigi Hadid

Bella dhe Gigi Hadid janë ndër modelet më të kërkuara të momentit. Të dyja kanë fizik për t’u pasur zili dhe tipare mjaft të veçanta. Si dy modele dhe motra sigurisht që mes tyre vështirë të ketë konkurrencë dhe këtë e ka pranuar edhe vetë Gigi. Modelja e njohur së fundmi është shfaqur në kopertinën e revistës ‘Elle’ për muajin mars.

“Unë dhe Bella kemi stile shumë të ndryshëm. Një punë që e do Bella nuk është një punë që duhet ta bëj patjetër edhe unë. Ajo më insipiron mua në shumë mënyra. Ne mësojmë nga njëra-tjetra”, – ka thënë Gigi. Kohë më parë ajo ka treguar se ndihet shumë e lumtur që ka një pjesë të shtëpisë edhe në ambientin e punës dhe se ato të dyja janë fanset më të mira të njëra-tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat