“Burg të përjetshëm”, Nora Istrefi e revoltuar: Turp për Kosovën në çfarë gjendje ka arritur

Mediale Vip

“Burg të përjetshëm”, Nora Istrefi e revoltuar: Turp për Kosovën në çfarë gjendje ka arritur

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka reaguar në lidhje me rastin e 16-vjeçares nga Drenasi i Kosovës që u përdhunua nga efektivi pasi shkoi që të denonconte një tjetër abuzim seksual të pedagogut.

Image

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Nora shpreh indinjatën për këto fenomene, ndërsa krahason Kosovën e sotme me atë të epokës së luftës.

“Atëherë dhunonin serbët femrat shqiptare, ndërsa tani arsimtarët dhe policët tanë . Turp për Kosovën në çfarë niveli (gjendje) ka arritur!”, shkruan ajo në “Instastory”.

Image

“Pedofilat. Burg të përjetshëm”, shkruan këngëtarja në postimin e dytë, teksa po dëgjon lajmet në radio.

Ndërkohë efektivi i Drenasit ka përfunduar në pranga i akuzuar se kishte përdhunuar për një vit të renë duke e detyruar përmes shantazheve. Vajza madje kishte mbetur shtatzënë dhe ishte detyruar të abortonte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat