Reagon politikanja që u shfaq me dekolte në asamblenë shtetërore

Mediale Vip

Reagon politikanja që u shfaq me dekolte në asamblenë shtetërore

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 23:59
Politikania braziliane Ana Paula da Silva

Paula Da Silva tha se do të padisë të gjithë ata që qëndrojnë pas komenteve më agresive dhe dëmshpërblimet që do të përfitojë nga proceset gjyqësore do të shkojnë për një organizatë bamirësie që ndihmon gratë që përballen me abuzime.

Politikania braziliane Ana Paula da Silva ka reaguar pas komenteve negative në rrjetet sociale që pushtuan rrjetin, pasi ajo u shfaq në një ceremoni betimi në asamblenë shtetërore të Santa Catarina me një veshje të zbuluar.

Da Silva ka qenë në qendër sulmeve në mediat sociale që prej daljes së të fundit publike.

Ndërsa disa mbështetës të saj në rrjet u pozicionuan krah saj duke argumentuar se veshja e një politikani nuk duhet të marrë kaq shumë vëmendje.

Da Silva tha se ajo do të vazhdojë të vishet ashtu si më parë atë dhe kërcënoi se do të padisë ata që qëndrojnë pas disa prej mesazheve më agresive që ajo ka marrë dhe çdo kompensim që do të marrë nga personat që e kanë fyer do t'i dhurohet një organizate bamirëse për të ndihmuar gratë që përballen me abuzime.

Image

Ajo u zgjodh si përfaqësuese e shtetit Brazilian të Kuvendit të Legjislativës të Santa Catarina më 7 tetor 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat