Kate Hudson demanton mediat rreth vajzës së saj: Ndryshuan titullin për klikime

Mediale Vip

Kate Hudson demanton mediat rreth vajzës së saj: Ndryshuan titullin për klikime

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Kate Hudson

Aktorja Kate Hudson ka demantuar ashpër raportimet e fundit të mediave për shkak të të cilave është ngritur pluhur i madh.

Në fakt, media të shumta shkruan se aktorja e famshme ka deklaruar se ajo nuk do ta edukojë vajzën e saj si një vajzë, por do ta lejojë të vendosë vetë se si do të jetë kur të rritet.

Deklarata e saj mori kritika të shumta, pas së cilës aktorja vendosi të qëndrojë para kamerave dhe t'i mohojë ashpër këto pretendime.

“Nuk kam thënë se do ta rrisë vajzën si person pa prindër. Portalet vendosën tituj të rremë për të marrë klikime. Edhe 15-vjeçarin Ryder dhe 7-vjeçarin Bingham, dhe vajzën Rani Rose do t’i rris me të njëjtin qëllim”, tha Hudson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat