Është bërë e ditur qe sa vite është në lidhje këngëtarja e njohur, Rozana Radi.
Këngëtarja Rozana Radi është aktive në llogarinë e saj në Instagram dhe po ashtu tregohet shumë e afërt me ndjekësit të cilët kohë pas kohe i bëjnë pyetje.
Rozana nëpërmjet Instastory-t ka treguar se është në lidhje tash e 6 vite dhe këtë e bëri pasi dikush prej fansave i kishte bërë pyetjen nëse është ajo jo me dikë.
Sa i përket projekteve muzikore, Rozi e ka realizuar së fundmi këngën ‘Kur përfundon një dashuri si kjo e jona’ me të cilën ka qenë pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike’ ku mori edhe çmimin e kritikës.