Flori Cocaj dhe Nazife Bunjaku sjellin një super bashkëpunim

Mediale Vip

Flori Cocaj dhe Nazife Bunjaku sjellin një super bashkëpunim

Nga: Maksim Gjokaj Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:24
Flori Cocaj dhe Nazife Bunjaku

Një këngë e bukur sapo ka ardhur në bashkëpunim nga dy këngëtarët e njohur Flori Cocaj dhe Nazife Bunjaku me titull “Motër e vëlla”. Kënga ka edhe një video që po pëlqehet dhe po dëgjohet mjaft mirë, ndërsa mësojmë se teksti dhe muzika kanë qenë ide nga vetë Flori, ndërsa pjesa ku këndon Nazife është e përpunuar, me orkestrim dhe mix master nga Sokol Koci dhe videoklipi punuar nga Bug Production.

Idea e këtij bashkëpunimi mes dy artistëve ka qenë kur Flori kishte përfunduar duetin me këngëtaren Shqipe Kastrati, dhe ia ka qëlluar edhe me këtë projekt. Këngëtarët janë shumë të kërkuar sidomos në gëzime dhe dasmat shqiptare.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat