Paris Jackson shkëlqen në Grammy – rikthehet pas problemeve shëndetësore

Mediale Vip

Paris Jackson shkëlqen në Grammy – rikthehet pas problemeve shëndetësore

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:29
Paris Jackson

Paris Jackson është rikthyer në tapetin e kuq mbrëmjen e së dielës, gati një muaj pasi u raportua se modelja po merrte trajtim për shëndetin e saj mendor.

Vajza e Michael pozoi para kamerave e veshur me një fustan ngjyrë bezhë me lule. 20-vjeçarja u shoqërua nga i dashuri i saj, muzikanti Gabriel Glenn.

Në janar, Paris vendosi të largohej për pak kohë nga syri i publikut. U raportua se modelja mendoi të shkëputej nga gjithçka për t’i dhënë përparësi shëndetit të saj fizik dhe emocional.

Ajo bëri kontrolle në një qendër rehabilitimi ndërsa tani duket se është gati për të rifilluar me projektet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat