Kristen Stewart shihet me të dashurën

Mediale Vip

Kristen Stewart shihet me të dashurën

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:29
Kristen Stewart dhe e dashura e saj Sara Dinkin

Ato e bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë në muajin dhjetor dhe qysh prej atëherë kanë qenë vazhdimisht bashkë.

Kristen Stewart dhe e dashura e saj Sara Dinkin janë parë të lumtura dhe shumë të relaksuara derisa kanë shijuar një darkë në Malibu.

Aktorja 28 vjeçare është parë e veshur me xhinse të shqyera që e kishte kombinuar me një xhaketë me material të xhinseve po ashtu.

Ylli i Twilight kishte veshur një bluzë të bardhë, atlete të zeza dhe një kapele bejsbolli.

Dinkin po ashtu kishte veshur xhinse të shqyera dhe një xhaketë duke i kombinuar me një palë atlete.

Kjo paraqitje publike e tyre është e rrallë kohëve te fundit qysh prej kur ato e kishin parë publike lidhjene  tyre vitin e kaluar.

Steëart më herët ishte në lidhje me modelen e Victoria’s Secret, Stella Maxëell, në vitin 2016 ndërsa janë ndarë në muajin tetor të vitit 2018.

Ajo ka qenë po ashtu në lidhje me këngëtaren St. Vincent (Annie Clark) dhe muzikanten Soko (Stephanie Sokolinski) në të kaluarën.

Ajo në një intervistë kishte thënë se ajo është biseksuale dhe është e hapur për lidhje me meshkuj. Steëart ka qenë e lidhur me kolegun e Twilight, Robert Pattinson, me të cilin ka qenë në lidhje nga viti 2009 – 2013.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat