Festa e Shën Valentinit ka bërë që ta dashuruarit në mbarë botën të bëjnë dedikime e dhurata për personat e tyre më të veçantë.
Ditën e të dashuruarve e ka zgjedhur edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama për ti kushtuar fjalët më të bukura bashkëshortes së tij, Michelle.
“Urime dita e të dashuruarve për të jashtëzakonshmen, më të mençurën, të bukurën, një dhe të vetmen Michelle Obama”, ka shkruar Obama në mbishkrimin e imazhit.
Ndryshe, Barack dhe Michelle konsiderohen si një nga çiftet më të fuqishme dhe më me ndikim në botë.