Meghan Markle rikthehet në ekranin e madh

Mediale Vip

Meghan Markle rikthehet në ekranin e madh

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 09:48
Meghan Markle

Meghan Markle do të kthehet në ekranin e madh. Para martesës me Princ Harryn dhe detyrave mbretërore si Dukesha e Sussex, Meghan ishte aktore. Dhe gjatë asaj kohe luajti në filmin The Boys and Girls Guide to Getting Doën.

Filmi i vitit 2011, i cili u shkrua dhe krijua nga Paul Sapiano, përfshin Meghan në rolin e Dana.

Tani gati 8 vite pas prodhimit filmi është marrë nga Artist Rights Distribution for North America.

Dhe fansat nuk do presin shumë për të parë Meghan përsëri në aktrim, pasi kompania ka në plan publikimin e komedisë këtë vit.

Meghan është e njohur më së shumti në rolin e Rachel Zane në Suits.

Megjithatë pas fejesës me Harry, ajo konfirmoi se nuk do aktrojë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat