Fëmijëria e tmerrshme e aktores: E pa nënën duke ia vrarë babanë

Mediale Vip

Fëmijëria e tmerrshme e aktores: E pa nënën duke ia vrarë babanë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 22:13
Charlize Theron nuk mund të mburret me një fëmijëri të lumtur dhe të kujdesshme.

Aktorja e Hollywoodit Charlize Theron nuk mund të mburret me një fëmijëri të lumtur dhe të kujdesshme.

Babai i saj pinte alkool, ishte i dhunshëm, dhe bashkëshortja e tij e vrau në vetëmbrojtje.

“Atëherë isha shtirë sikur kjo nuk ndodhi, pasi nuk desha të flisja për këtë. Unë u thashë njerëzve se babai im vdiq në një aksident me makinë. Kush dëshiron të dëshmojë një histori të tillë. Askush nuk e di se si të reagojë kur ju thoni se babai juaj është një alkoolik i vrarë nga nëna juaj. Nuk desha të më shikojnë si viktimë”, zbulon Charlize.

Edhe pse e ka të vështirë për të kujtuar gjithçka që ka mbijetuar, ajo thotë se atë kohë jetonte në frikë  të vazhdueshme për shkak të babait të saj. Çdo herë ajo zgjohej me brengën se si do ta kalonte ditën.

"Jam krenare që kam mbijetuar", pohon aktorja e Atomic Blonde.

Një mbrëmje, babai i saj, Charles, u kthye në shtëpi në gjendje të dehur dhe filloi të kërcënojë se do të vrasë me pushkë gruan Gerda dhe vajzën e tij. Për fat të keq, këto nuk ishin thjesht fjalë boshe, pasi ai e mori pushkën dhe nisi të shti. E frikësuar për jetën e saj dhe Charlize, Gerda ia rrëmbeu armën dhe e vrau.

Nëna e Charlize u lirua nga akuza për vrasje, pasi ajo veproi në vetëmbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat