Këngëtarja e njohur zbulon pengun më të madh në jetë. Ja sa kohë iu desh për ta kuptuar

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur zbulon pengun më të madh në jetë. Ja sa kohë iu desh për ta kuptuar

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 20:34
Eliza Hoxha

Këngëtarja e njohur kosovare Eliza Hoxha ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për promovimin e klipit më të ri “Peng”.

Një baladë e shkruar dhe kompozuar nga vetë Eliza, e cila tregoi se filloi t’i shkruante vetë tekstet në momentin që bashkëpuntori i saj Memli Krasniqi i hyri angazhimit në politikë.

Duke folur për realizmin e videoklipit, këngëtarja la të kuptohej se kush ishte pengu i saj që e nxiti të kthehej në muzikë me këtë këngë.

Ajo pranoi se angazhimet e shumta profesionale i marrin shumë kohë, që në fakt duhet t’ia dedikonte vetes dhe familjes.

“Vitet e fundit e kam kuptuar që duhet t’i kushtoj më shumë kohë familjes. Si duket duhet të kalojnë vitet për të kuptuar rëndësinë e kohës dhe peshën e njerëzve që i ke afër”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat