Sa e vogël është bota! Shqiptarja e njohur takon Chiara Ferragnin

Mediale Vip

Sa e vogël është bota! Shqiptarja e njohur takon Chiara Ferragnin

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 15:18
Chiara Feragni

Nuk ndodh shpesh që në jetë e përditshmëri të mund të takosh personazhe të njohur VIP. Por nuk thonë kot “bota është shumë e vogël” dhe ndaj një takim i tillë mund të të ndodh fare kollaj.

Një fat të tillë ka pasur edhe ish-missi shqiptar Ermiona Lekbello që na ka treguar se pak orë më parë ka takuar krejt rastësisht në Los Angeles blogeren e famshme italiane Chiara Feragni.

“Është botë e vogël” shkruan Ermiona nën selfie-n e postuar në Instagram me blogeren, e cila vetëm pak orë më parë ka udhëtuar nga Italia drejt shtëpisë së saj në Los Angeles për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar që do të mbahet të dielën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat