Çfarë këshille i dha Jennifer Lopez Bradley Cooperit në Oscars?

Mediale Vip

Çfarë këshille i dha Jennifer Lopez Bradley Cooperit në Oscars?

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:37
Jennifer Lopez, Bradley Cooper

Madje edhe Bradley Cooper ka frikë nga skenat e mëdha.

Aktori që ishte i nominuar tri herë për çmimin Oscar mahniti gjithë turmën me një performancë të ‘nxehtë’ të këngës “Shallow” bashkë me kolegen e tij Lady Gaga  – por jo pa e marrë një këshillë nga Jennifer Lopez.

“Ai dukej pak nervoz. Unë i pëshpërita dhe i thashë ‘Kënga është shumë e bukur. Kur të dëgjojnë vetëm notat e para të kësaj kënge, të gjithë do të duartrokasin. Prandaj, mos u shqetëso – thjesht këndoje këngën’. Ai më tha se është në rregull”, ka thënë Lopez në një paraqitje live bashkë me Alex Rodriguez në Instagram.

Lopez që ishte në ceremoninë e ndarjes së ccmimeve Oscars për të prezantuar krah Chris Evans ka thënë se performanca e Gagës dhe Cooper ishte “shumë e bukur dhe shumë emocionuese”.

Ajo tha po ashtu se ishte ndjesi speciale ta shihje këtë performancë magjike e ulur në radhën e parë.

Kënga “Shallow” ka marrë çmimin Oscar si “Kënga më e mirë origjinale” duke i dhuruar kështu Lady Gagës edhe Oscarin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat