Hair-stylisti Arsim Mustafa, që po bën mrekulli në flokët tuaja

Mediale Vip

Hair-stylisti Arsim Mustafa, që po bën mrekulli në flokët tuaja

Nga: MAKSIM GJOKAJ Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:52
Tuna

Të shumtë sot në vendin tonë janë frizera apo siç njihen në botë me termin artistik Hair-Stylist, por puna e tyre e veçantë e unike vetëm tek disa bën diferencën. I tillë është edhe personazhi ynë sot frizeri i njohur për punën e tij të bukur Arsim Mustafa.

E të jesh në sallonin e tij në Prishtinë që ka po emrin e tij do të duhet jo vetëm të presësh pak por të shohësh edhe mjeshtërinë e tij me punën që bën duke iu përshtatur më së miri trendëve kur bëhet fjalë për stilet dhe ngjyrat tek pjesa më e rëndësishme të bukurisë së një femre, te floku.

Arsimi na tregon se këtë pasion që ka pasur vite e vite që kur ishte i vogël e ka kthyer me dashuri në profesion, e më pas ai ka diçka për të na thënë për trendët e 2019-ës.

Image

“Trendët për vitin 2019 janë me fije më afër rrënjës, dhe më pas fije sa më natyrale e me nuanca ngjyrash, e tek rrënja sa më shumë nuancë ngjyrë mjalti, duke qenë e shume ngjyrash dhe te pjesa në maje më natyrale bionde”- thotë djaloshi artist ndërsa ka 10 vite që punon si frizer, ndërsa me gjininë e bukur merret që katër vite. Ne na lind ajo pyetja kureshtare nëse te ai shkojnë emrat e njohur të quajtur VIP, pra kliente të tillë e të famshëm e marrim një super përgjigje: “Ai është shumë i lumtur me klientët e tij pavarësisht se a janë vipa apo njerëz të zakonshëm, edhe pse kam të tillë personazhe të njohur që i rregulloj”.

Image

Ndërsa Arsimi që me origjinë është nga Vitia ndjek dhe donë punën e një prej frizerëve më të famshëm në botë, brazilianin Romeu Filipe ku në llogarinë e tij në Instagram numëron mijëra ndjekës, ndërsa jo vetëm e ndjek por edhe ka qenë në seminar tek ky hairstylist i famshëm dy herë, ku përveç teknikës edhe ngjyrën i përdor të njëjtë.

Ka shumë për të folur për punën e bukur për frizerin shqiptar i cili pasioni i tij për flokun siç na tregoi e ka kthyer në profesion, por që është gjithmonë i pari në hap me modën dhe kohën duke marrë vetëm buzëqeshje dhe dashuri nga klientet e tij të cilat jo vetëm ia besojnë flokun e tyre, por janë të sigurta se do të shkëlqejnë më pas nga duart e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat