Naim Abazi ndihmoi Medën, Getin, Mozzikun dhe Fifin të bëhen të famshëm?

Mediale Vip

Naim Abazi ndihmoi Medën, Getin, Mozzikun dhe Fifin të bëhen të famshëm?

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:28
Naim Abazi

Këngëtari Naim Abazi ka qenë emri më i përfolur në mediat rozë, e krejt kjo për deklaratën që bëri për humanistin Halil Kastrati, duke thënë se ai ndërton para me shtëpitë e të tjerëve, dhe jo të tijat.

Sipas Naim Abazit, ai ka luajtur rol të madh në disa nga këngëtarët e estradës.

Kur atij iu shfaqen fotografitë e Getit dhe Unikkatilit, Abazi shumë i vendosur zgjodhi Getoar Selimin.

“Do them Geti sepse më duket sikur e kam krijuar unë. Hapat e parë i ka bërë afër meje, rreth meje, jo për tjetër, por për shkak të simpatisë që kam pasur për të”, u shpreh Naim Abazi për Getoar Selimin.

Ai gjithashtu u shpreh se këngëtarja Fifi është formuar si zë në spektaklin “Odeon” të cilin e drejton vet këngëtari.

Por, Abazi vazhdoi më tutje duke thënë se edhe Mozzik kishte kërkuar “dorën” e tij.

“Mozziku më ka shkruar në Facebook që të paraqitej në ‘Odeon’, dhe i kam thënë që patjtër pasi unë i hap çdo kujt derën”.

E në fund, kur atij iu desh të zgjidhte mes Medës dhe Labinot Tahirit, ai u shpreh:

“Sa i përket Medës unë kam qenë njëra nga ato trampolinat për ta nxjerrë në skenë”, përfundoi Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat