Habit këngëtarja shqiptare: Djemtë nuk më afrohen se rri gjithë kohës me mamin

Mediale Vip

Habit këngëtarja shqiptare: Djemtë nuk më afrohen se rri gjithë kohës me mamin

Më: 5 mars 2019 Në ora: 08:14
Adelina Berisha

Këngëtarja Adelina Berisha ndonëse nuk ka pranuar të flasë asnjë herë për jetën e saj private, këtë herë e ftuar në emisionin "Mirage", ka treguar një sekuencë të saj.

Duke qenë se Adelina është e shoqëruar shumicën e kohës me mamanë e saj, gazetarja e pyeti nëse e ëma po e pengonte atë për të nisur një lidhje.

Image

Adelina u shpreh: "Shpeshherë ndjej që njerëzit nuk kanë guxim të më afrohen se kam mamin pas vetes. Por kam momente kur dal me shoqërinë. Kur të ketë diçka të re në jetën time private do e merrni vesh."

Nuk e dimë se sa shpejt do të na njohë Adelina me ndonjë gjë të re nga jeta e saj, përveç këngëve të reja, prandaj për këtë na mbetet vetëm të presim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat