Yllka Kuqi me mesazh të fuqishëm për gratë

Mediale Vip

Yllka Kuqi me mesazh të fuqishëm për gratë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:18
Yllka Kuqi

Yllka Kuqi ka shkruar mesazh të fuqishëm për të gjitha gratë kudo që janë.

Yllka Kuqi përmes rrjeteve sociale ka uruar gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes një fotografie sensuale, këngëtarja i ka dedikuar disa fjalë të gjitha femrave me mesazhin që femra duhet të ndihet rehat në lëkurën e saj.

Postimi i saj:

“Dedikuar femrës…Me këto foto kam dashur te shprehë atë që unë adhuroj tek të gjitha ato femra që më kanë inspiruar ndër vite e që janë të shumëta…Adhurojë butësinë, forcën, ambiciet dhe prezencën që një femër ka…Sensualitetin dhe guximin që ta shprehë atë lirshëm e me krenari pa frikën e paragjykimit e gjykimit nga të tjerët…Adhuroj feminitetin, intuiten dhe pozitivitetin e një femre, vyrtyte të cilat kanë forcën të shpëtojnë edhe botën nga shembja…Unë besoj që çdo femër e ka brenda vehtes këtë pasuri dhe krejt çka i duhet është besimi tek vetja dhe TË NDJEHET REHAT NË LËKURËN E SAJ…Urime 8 marsi ”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat