Pas lajmeve rreth ndarjes nga Ronela, flet Young Zerka

Mediale Vip

Pas lajmeve rreth ndarjes nga Ronela, flet Young Zerka

Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:09
Young Zerka, Ronela Hajati

Ditë më parë, në shtypin rozë kanë qarkulluar lajme se Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndarë.

Ronela Hajati dhe Young Zerka asnjëherë nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen.

I ftuar në një intervistë për “Prive”, Zerka u pyet lidhur me lajmet që kanë qarkulluar këto ditë.

” Ideja është se kurrë nuk kam dashur të përdor këtë imazhin e tillë që do jem i lidhur dhe do bëj pak zhurmë, plus nuk kam dashur t’ia prish shkëlqimin këtyre artistave të tjerë që bëjnë këtë zhurmën me të dashurën. Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, po e shifni, po vij me gjëra të reja, shumë ndryshe”, tha Zerka.

Ai shtoi edhe fjalët “Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që no-comment. Vazhdojmë te kënga e radhës”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat