Këngëtarja e njohur e cila numëron edhe një numër të madh ndjekës në Instagram Enca Haxhia ka udhëtuar këto ditë drejt Kurdistanit.
Atje këngëtarja do të japë një koncert me rastin e ardhjes se Vitit të Ri Kurd.
Përmes postimeve Enca ka treguar për pritjen madhështore që i kanë bërë fansat e saj atje të cilët e kanë mbushur me dhurata.
Në videon e publikuar këngëtarja ka treguar dhuratat që ajo ka marrë në mes të cilave ka shumë buqeta me lule dhe më e veçanta ishte një kuti në formë zemre e mbushur me fotografi të ndryshme të Encës.