Ylli pornografik gati ngufatet – i dashuri e kishte fshehur unazën në ëmbëlsirë - Bota Sot
Ylli pornografik gati ngufatet – i dashuri e kishte fshehur unazën në ëmbëlsirë

Mediale Vip

Ylli pornografik gati ngufatet – i dashuri e kishte fshehur unazën në ëmbëlsirë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:15
Mia Khalifa (26), e cila u krenua me fejesën me suedezin Robert Sandberg (28)

Gati e gëlltita unazën, tha me një zë të ngazëllyer ish-porno ylli i famshëm, e pensionuar, Mia Khalifa (26), e cila u krenua me fejesën me suedezin Robert Sandberg (28).

Roberti, përndryshe kuzhinier, vendosi ta fshihte unazën nga diamanti në ushqim. Dhe Mia si Mia, nuk mundi ta hante ngadalë. Menjëherë iu vërsul ëmbëlsirës dhe pothuajse u ngufat. Libanezja nuk po e priste propozimin për fejesë. Siç shkroi vetë, ajo po shëtiste nëpër qendrën tregtare dhe nga argëtimi po i provonte unazat e fejesës.

“Nuk po e prisja. Menjëherë po atë ditë Robert u kthye në qendër dhe ma bleu unazën, me të cilën më befasoi”, – tha Khalifa, lajmi i të cilës për fejesë i tronditi fansat e saj besnikë, të cilët në heshtje po shpresonin se fillimisht do ta braktiste të dashurin, dhe pastaj do t’i kthehej industrisë së pornografisë. Por nuk ndodhi asnjëra nga këto. Së paku tani për tani.

Mia seksipile tani po ndërton karrierën si komentatore sportive. Derisa në një nga transmetimet e saj të para ajo e pësoi një aksident të tmerrshëm. Në lojën e hokejit, Mian e goditi në gjoks paku i hokejit dhe ia shpërtheu implantin. Ajo u detyrua të priste një vit që ta nxirrte atë, dhe pastaj, natyrisht, e zëvendësoi me një edhe më të madh. Kjo nuk do të jetë martesa e parë për Mia. Si 18-vjeçare, ajo u martua me të dashurin nga shkolla e mesme, por kjo martesë nuk mbijetoi.

Image

“Ish-bashkëshorti ishte xheloz”, – tha ajo në atë kohë, derisa ende nuk ishte yll i famshëm pornografik. Mia shpreson që martesa me Robertin do të zgjasë derisa t’i ndajë vdekja…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...