Paris Jackson është në një gjendje shumë më të mirë mendore që nga tentimi i saj pë t’u vetëvrarë.
Ajo është duke kaluar kohë me miqtë, familjen dhe duke marrë këshilla nga njerëz që vërtetë interesohen për të.
TMZ raportoi javën që shkoi se Jackson u nxitua në një spital të Los Angeles pasi u përpoq të bënte vetëvrasje duke prerë kyçet.
Ajo u lirua nga spitali pak orë më vonë pasi u tha mjekëve se do të kërkonte trajtim në një objekt tjetër … por kjo nuk ndodhi kurrë.
Të afërmit e Parisit e kishin shtyrë 20 vjeçaren të shkonte në rehabilitim, por pa sukses, kështu duke e lënë mirëqenien e saj në duart e saj.
Burimet familjare tregojnë për TMZ se Paris po përpiqet të përmirësojë shëndetin e saj mendor dhe fizik, dhe se është e hapur për të dëgjuar njerëzit tek të cilët ka besim.