Elvana Gjata rrëfen puthjen me Ermalin tek “ Dy gisht mjaltë“

Mediale Vip

Elvana Gjata rrëfen puthjen me Ermalin tek “ Dy gisht mjaltë“

Më: 27 mars 2019 Në ora: 23:55
Elvana Gjata, Ermal Mamaqi

Premiera e filmit të shumëpërfolur “2 Gisht Mjaltë”, me protagonistë  Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën u zhvillua mbrëmjen e sotme në “Cineplexx” .

Por ndërsa janë thënë mjaft gjërar për filmin që premton ta kënaqë publikun, nuk ishte përmendur kjo puna e puthjes, të cilën Elvana e tha vetë në një video të publike nga “revistaclass“.

“Kam shumë vite që ëndërroj të bëj një film. Faleminderit Ermal sepse je një njeri jashtëzakonisht kreativ me një zemër shumë të madhe dhe dua shumë që të gjithë të të njohin siç unë të njoh ty. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe ka pasur edhe disa skena që të jem e sinqertë kanë qenë shumë të bukura. Ideja që jam çift në këtë film me vëllain tim sesi nuk më hëngri ajo mortja që duhet të të puthja ty, unë nuk e di”, kanë qenë fjalët e saj, ku nuk mungon sërish humori. Elvana dhe Ermali janë miq të vjetër, por sërish një moment I tillë mund të jetë pak i sikletshëm. Emri i personazhit të saj ndërkohë, është Remzie dhe vjehrren e interpreton aktorja e njohur Marjana Kondi.

Komedia rrëfen historinë e një çifti të porsamartuar, dhe premton të qeshura pafund!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat