I ftuar në “Xing me Ermalin”, stilisti i njohur Valdrin Sahiti gjatë intervistës foli edhe për mikeshën e tij Elvana Gjatën me të cilën bashkëpunonprej vitesh. Valdrini zbuloi se këngëtarja merr 20 mijë euro për një koncert, deklaratë e cila u përhap me shpejtësi në media.
Lidhur me këtë deklaratë, Elvana ka folur për herë të parë mbrëmjen e sotme në një lidhje telefonike me “Xing me Ermalin”, ku moderatori e pyeti nëse është e vërtet që merr 20 mijë euro.
“O Zot po ç'i ke këto mo aman”, u shpreh Elvana duke qeshur.