Vajza e Kourtney shkon në shkollë me këpucë 700 dollarëshe, shpërthen interneti

Mediale Vip

Vajza e Kourtney shkon në shkollë me këpucë 700 dollarëshe, shpërthen interneti

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:29
Kourtney Kardashian dhe Penelope Disick

Kim Kardashian po feston fundin e pushimit të pranverës me një foto ku u shfaq edhe motra e saj Kourtney Kardashian me vajzat e tyre, North West dhe Penelope Disick.

E kjo foto ka sjell mjaft reagime.

Në këtë foto motrat KArdashian shfaqen jashtë shkollës së vajzave, të cilat janë të veshura në uniformat e tyre.

 

Spring Break is over ???✏️

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Sidoqoftë, njerëzit nuk mundën të mos e vërenin se ndërsa North kishte mbathur një palë Converse të rastësishme, kushërira e saj Penelope kishte mbathur Gucci që kushtojnë 700 dollarë.

“Kur Penelope është 6 vjeç dhe mbath këpucë 700 dollarëshe Gucci në shkollë” shkroi një person, ndërsa një tjetër tha: “Penelope dhe Gucci-t e saj më bën të ndjehem të varfër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat