Kris Jenner ka zbuluar se sa paguhen vajzat e saj me reklamimet që bëjnë në rrjetet sociale.
Nëna e famshme e bukurosheve Kardashian dhe Jenner ishte e ftuar në një emision televiziv kanalin CBS ku u shpreh: “Vajzat e mia në mënyrë të vazhdueshme po pranojnë oferta për të postuar ndonjë gjë në rrjete sociale për ndonjë kompani ose brend”.
“Kështu që natyrisht se e kanë një çmimore për llojin e postimeve. Pra, shuma është me gjashtë shifra dhe ndonjëherë nëse bëhet fjalë për llogaritë e Kim-it ose Kylie-t, varet se për çfarë është reklama.
Ajo sqaroi se çmimi rritet nëse është ndonjë produkt farmaceutik, nëse është diçka që duhet të pihet, pra të konsumohet brenda trupit.
Tani e kuptojmë se pse shumica e përdoruesve të internetit “luftojnë” për të mbledhur sa më shumë ndjekës në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale.