Bes Kallaku është bërë shumë xheloz për Xhensilën, këngëtarja i thotë publikisht: Nuk e dua… - Bota Sot
Bes Kallaku është bërë shumë xheloz për Xhensilën, këngëtarja i thotë publikisht: Nuk e dua…

Mediale Vip

Bes Kallaku është bërë shumë xheloz për Xhensilën, këngëtarja i thotë publikisht: Nuk e dua…

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:07
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Nëntë muaj më parë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, u bënë prindër të një vajze që e quajtën Ajka.

Për çiftin e njohur, ky ishte një nga momentet më të bukura. Por duket se Ajka ka sjellë edhe një “shqetësim” mes Xhensilës dhe Besit.

Këngëtarja ka publikuar ditën e sotme disa video në “Instastory”, ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj teksa udhëtojnë me makinë.

Në këto video, Xhensila ka zbuluar se Besi është bërë shumë xheloz dhe “fajtore” për këtë sipas tij është vogëlushja e tyre.

“Që pas lindjes së vajzës, ky djali këtu që duket i gëzuar, me humor, është bërë shumë xheloz edhe më thotë që ke filluar të mos më duash siç më ke dashur më përpara, ma ka marrë dashurinë Ajka. Por unë i them që nuk e dua dot më pak”, shprehet këngëtarja në videon e postuar në “Instastory”.

Ndërkohë në sfond nis kënga e Klajd Harunit “Nuk të dua dot më pak” këngëtarja dhe aktori deri më tani kanë vendosur që mos ta publikojë imazhin e vajzës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...