Jennifer Aniston tregon pse nuk bëhet nënë

Mediale Vip

Jennifer Aniston tregon pse nuk bëhet nënë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 22:01
Aktorja Jennifer Aniston

Aktorja Jennifer Aniston u divorcua në vitin 2005 nga Brad Pitt dhe dy vjet më parë nga burri i saj i dytë Justin Theroux. Më pas, Brad ra në dashuri me Angelina Jolie me të cilën ka gjashtë fëmijë. Megjithatë, Jennifer nuk u bë asnjëherë nënë.

Në një rast për "Huffington Post" ajo gjithashtu zbuloi arsyen pse nuk hyri në këtë rol, transmeton KosovaPress.

“Vitet e spekulimeve rreth asaj nëse jam shtatzënë dhe kur do të jem, më kanë lodhur me të vërtetë. Çdo herë që hëngra një sanduiç, dikush do të më fotografonte dhe pastaj do të niste debati nëse isha e trashë apo shtatzënë. Shoqëria jonë beson se gruaja është e pa krijuar nëse ajo nuk është e martuar dhe nëse nuk bëhet nënë. Unë nuk e konsideroj veten të paplotësuar, pasi nuk jam një nënë," tha ajo, duke shtuar se ajo nuk ka lindur, pasi ideja e amësisë përfundimisht filloi të jetë shumë e frikshme.

Por megjithatë, ajo asnjëherë nuk e përjashtoi këtë mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat