Arrestohet reperja nga Kosova, gruaja e Mozzik akuzohet për vjedhjen e 900 mijë frangave

Mediale Vip

Arrestohet reperja nga Kosova, gruaja e Mozzik akuzohet për vjedhjen e 900 mijë frangave

Më: 8 maj 2019 Në ora: 08:14
Loredana Zefi

(E plotësuar) - Policia zvicerane ka arrestuar reperen e njohur nga Kosova, Loredana Zefin.

Autoritetet e drejtësisë kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim. Loderana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern, raporton gazeta 20min.ch.

“Prokuroria e Shtetit ka nisur një hetim për mashtrim të dyshuar në shumën prej 900.000 franga zvicerane”, ka deklaruar zëdhënësi Simon Kopp për 20 minute.

Sipas hulumtimit të gazetës zvicerane, Loredana dhe vëllai i saj kanë mashtruar një çift.

Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçare) dhe Hans Z. (53 vjeçar), të cilët thellësisht janë futur në borxh dhe kanë humbur pasurinë e tyre.

***

Reperja e njohur Loredana Zefi është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur në orët e hershme të mëngjesit nga portali prestigjioz ’20 minuten’ i cili ka zbuluar mes tjerash edhe historinë për të cilën akuzohet artistja.

Fjala është për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zviceran rreth të 50-tave në vlerë prej afro një milion frangave.

Loredana është e dyshuar për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera.

Paratë pretendohet të jenë marrë përmes vërjes në lajthitje, kanosjes dhe kërcënimit.

Çifti i ka dhënë para cash vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje teksa më vonë është paraqitur në lojë Loredana. Akuza ndaj vëllait është pushuar sepse paratë janë dhënë në dorë. Tashmë thuhet se ka fakte të transaksioneve bankare të cilat kanë dërguar deri në arrestimin e mbrëmshëm./pr

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat