Era Istrefi dhe i dashuri britanik dalin më hapur se kurrë, publikojnë videon së bashku

Mediale Vip

Era Istrefi dhe i dashuri britanik dalin më hapur se kurrë, publikojnë videon së bashku

Më: 11 maj 2019 Në ora: 22:00
Era Istrefi dhe Julian Perretta

Era Istrefi jeton në Angli prej kohësh dhe ndjek karrierën e saj, e cila tashmë ka kaluar në nivel ndërkombëtar. Pas suksesit të ‘Bon Bon’, këngëtarja shqiptare e ka zhvilluar karrierën jashtë trevave shqiptare, por pa harruar ku nisi gjithçka.

Së fundmi krahas sukseseve në muzikë, Era u përfol edhe për një romancë me këngëtarin britanik Julian Perretta.

Pavarësisht të gjitha sinjaleve që dy të rinjtë dhanë, ende lidhja nuk është konfirmuar zyrtarisht, por një video e publikuar pak më parë nga dy këngëtarët i ka dhënë fund dyshimeve.

Në postimin në fjalë, Era dhe Julian shfaqen së bashku duke kërcyer brenda së njëjtës makinë dhe në video kanë vënë mbishkrimin: “Zoti dhe Zonja Smith”. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të flasin për ta. Citimi në fjalë lidhet me filmin e famshëm të Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ku dy aktorët shfaqen si një çift agjentësh sekret të dashuruar me njëri-tjetrin.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat